Edhe Rita Ora nga një mbledhje online në një tjetër, por tani me look ndryshe

Jemi mësuar tashmë me ndryshimet e herë pas hershme në look të Rita Orës dhe për diçka jemi dakord të gjithë- i shkon çdo gjë. Së fundmi ajo ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku duket shumë sensuale si gjithmonë. Por, përveç kësaj bie në sy fakti se ka prerë flokët dhe u ka dhënë një nuancë më të errët.

Kaq ka mjaftuar që fansat ta vërshonin në komente, duke i thënë fjalët më të bukura të mundshme.

Karriera e saj po ecën shumë mirë me suksese të shumta. Disa ditë më parë u raportua se shumë shpejt mund të zërë vendin e artisteve femra më të pasura në botë. “The Sun” shkruan se vetëm me 2 albume me disa këngë që kanë qenë on top, Rita ka arritur një pasuri prej 20 milionë paundësh.

Në artikullin e shkruar nga “The Sun” thuhet se Rita nuk është mbështetur vetëm tek muzika, por ka shfrytëzuar famën e saj për të bërë para përmes fushatave reklamuese.

Sakaq, së fundmi është zbuluar se Rita ka nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër të madhe, këtë herë me JD Sports, për të zhvilluar fushatën e saj të Krishtlindjes, duke i dhënë asaj një shumë prej gjashtë shifrash.

Këtë vit, Rita zuri vendin e nëntë në Sunday Times Rich List për muzikantë të rinj, së bashku me yllin Stormzy. Që prej shfaqjes në këngën e saj të parë, Hot Right Now tetë, Rita ka fituar një reputacion si një nga vajzat më punëtore, me tre kompani të sajat.

Paratë e Ritës vijnë nga Rora Properties, Ora Multi Services dhe Ora Live, të cilat merren me performancën e saj, përfshirë turneun e saj botëror 2019-2020.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

LEXO EDHE:

Back to top button