Ekskluzive, Alsat siguron propozimin për shkarkimin e Kocevskit: Ka dhënë sekret hetimor dhe ka shkelur Kushtetutën
Ekskluzive, Alsat siguron propozimin për shkarkimin e Kocevskit: Ka dhënë sekret hetimor dhe ka shkelur Kushtetutën

Gazetar: Mihajllo Donev
Televizioni Alsat ka siguruar ekskluzivisht propozimin për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski. Mes arsyeve të theksuara, organi ekzekutiv kërkon shkarkimin e kreut të organit të akuzës mbi arsyet si rrjedhin: se nga ana e tij, janë bërë lëshime dhe gabime të theksuara profesionale gjatë udhëheqjes me Prokurorinë Publike gjë që ka ndikuar në dëmtimin e efikasitetit dhe funksionit të Prokurorisë Publike.
Arsyeja tjetër sipas të cilës Qeveria kërkon shkarkimin e Kocevskit është se ai ka dhënë sekrete hetimore që kanë qenë në procedura apo lëndë gjyqësore për të cilat ka pasur detyrimin ligjor t’i mbrojë dhe vërtetojë.
Në mënyrë shtesë, Qeveria pretendon se Kocevski duke shkelur Kushtetutën, ligjin dhe marrëveshjet e ratifikuara e ka dëmtuar në shkallë të lartë Prokurorinë Publike.
Më tej, në arsyetimin e Qeverisë, janë potencuar detyrimet që i ka pasur kryeprokurori dhe që nuk i ka përmbushur.
Shkarkimi i Kocevskit, vjen në kohën kur Qeveria ka nisur luftë të hapur për siç pretendojnë ata reforma në sistemin gjyqësor. Kryeministri Mickoski ditë më parë, tha se pas shkarkimit të kryeprokurorit, radhën e ka Këshilli Gjyqësor. /Alsat.mk