Ellen tregon eksperiencën e saj me virusin korona dhe si të gjithë “ikën” nga ajo

Në muajin dhjetor Ellen DeGeneres u konfirmua pozitive me Covid-19. Për këtë arsye ajo u detyrua të qëndronte e izoluar, duke mos u shfaqur as në ekran. Fatmirësisht ajo e kaloi virusin në gjendje të mirë shëndetësore, por tregoi se kishte vetëm dhimbje të forta shpine.

“Ndihemi 100%. Ndihem vërtetë mirë. Diçka që ata nuk ta tregojnë, janë dhimbjet torturuese të shpinës. Nuk e dija se kjo ishte një simptomë. Kush e dinte? Si vjen? Dhimbje shpine. Keq”, tregon Ellen asokohe.

Së fundmi ajo është rikthyer sërish në ekran me spektaklin e saj dhe në nisje të tij ka folur për eksperiencën e saj me Covid-19 dhe mënyrën shumë qesharake dhe epike se si mësoi se ishte infektuar.

“Ka shumë gjëra negative që po ndodhin rreth e rrotull, kështu që unë dua t’ju flasë për diçka pozitive, testin tim të koronavirusit. Tani jam mirë, jam shumë mirë. Çdo gjë është e qartë. Unë isha duke u bërë gati për spektaklin, që ju do e shihnit dhe isha duke rregulluar flokët e bërë grimin. Po vendosja pudrën dhe extensions dhe pastaj vjen asistentja ime, Craig, dhe më thotë, ‘Ke rezultuar pozitive për Covid’. Aty pastaj të gjithë njerëzit që ishin rreth meje u larguan me vrap, ishte shumë qesharake, njerëzit frikësohen shumë. Disa nuk kanë ardhur më në punë që atëherë”, ka treguar Ellen.

LEXO EDHE:

Back to top button