“Faleminderit që më bëre nënë”, urimi i Gigi-t për ditëlindjen e Zayn ishte shumë i veçantë

Zayn feston sot 28-vjetorin e lindjes dhe kush më mirë se Gigi mund t’i bënte një dedikim plot dashuri për këtë ditë speciale?! Modelja e famshme ka shkruar fjalët më të ëmbla për partnerin e saj, duke treguar edhe se si ka ndryshuar jeta e tyre si prindër të një vajze. Ajo ka publikuar në Instagram 2 foto. Në njërën prej tyre shfaqet përkrah Zayn me sy mbyllur dhe në tjetrën një ilustrim i këngëtarit me vajzën e tyre në krahë.

“Skuadra pa gjumë! Gëzuar ditëlindjen babi ynë Zaddy. Je shumë i veçantë. Të dua prej shumë kohësh, faleminderit që më bërë nënë me vajzën më të mirë. Të uroj më të mirat çdo ditë”, ka shkruar Gigi përkrah fotove.

Ajo ka publikuar edhe disa pamje nga festa që ka organizuar për ditëlindjen e Zayn. Në foto shihet se një ambient i tërë është zbukuruar me tullumbace me ngjyra të ndryshme dhe me personazhe të njohur të filmave vizatimorë. Gjithashtu me disa lule, Gigi ka realizuar kiopertinën e albumit të ri të Zayn, “Nobody Is Listening” që pritet të publikohet në datë 15 janar.

Këngëtari gjeti mënyrën më të mirë ditën e djeshme për të promovuar albumin e tij më të ri. Ai publikoi në Twitter një numër celulari dhe të gjithë menduan se ishte numri i tij. Por në fakt kushdo që telefonoi në këtë numër  dëgjonte një mesazh zanor nga këngëtari, i cili thoshe: “Hej, jam Zayn. Albumi do të publikohet më 15 janar. Shtypni çdo numër nga një deri në nëntë për t’u takuar me mua. Shtypni tani. ” Pas shtypjes së një numri, dëgjohej një pjesë nga një këngë e papublikuar e albumit të tij të ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button