Escobar: Kurti refuzoi propozimet për dinarin

Escobar: Kurti refuzoi propozimet për dinarin

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për adresimin e shqetësimeve të Perëndimit që kanë të bëjnë me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

“Unë i kërkova kryeministrit të suspendojë vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Europian SHBA dhe qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjatë që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfertave elektronike të eurove përmes sistemit të Kosovës.

Por tani na duhet të bëjmë dicka urgjente. Fatkeqësisht nuk pata sukses për ta bindur për këtë. Unë ende jam duke shpresuar që derisa kryenegociatorët do të takohen të martën në Bruksel, ata do të gjejnë një zgjidhje të menjëhershme për t’I lejuar transfertat e parave të gatshme në euro për këta njerëz.” u shpreh ai.

LEXO EDHE:

Back to top button