VLEN: Tërheqja e Drin Ahmetit nga “Soravia” nënkupton se BDI përgatitet të shkoj në opozitë

VLEN: Tërheqja e Drin Ahmetit nga “Soravia” nënkupton se BDI përgatitet të shkoj në opozitë

Koalicioni “VLEN” vlerëson se tërheqja e Drin Ahmetit nga Soravia, nuk do ta amnistoj atë nga përgjegjësia. Opozita shqiptare thekson se tërheqja e Drin Ahmetit nxjerr në pah faktin se BDI-ja po përgatitet për të shkuar në opozitë, ndërsa përpiqet t’i shmanget përgjegjësisë për krimet që kanë bërë familjarët e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. VLEN thotë se opinioni është kurioz ta dijë nëse do të tërhiqen nga pozitat udhëheqësë djali, vajza dhe dhëndri i Ali Ahmetit nga kompanitë të cilat qarkullojnë miliona euro në vit përmes tenderëve të fituara nga kompanitë shtetërore, shkruan Alsat.

“Tërheqja nga bordi udhëheqës i Soravias nuk mund të mbuloj gjurmën e nipit të Ali Ahmetit i cili në moshë 25 vjeçare u bë me kapital 35 milionë euro, ndërsa nga an tjetër studentët shqiptarë, mjekët, policët, arkitektët, për çdo ditë mbushin autobusët plot për të ikur në mërgim, pasi këtu nuk mund të sigurojnë ekzistencën e tyre. Ky veprim i Drin Ahmetit nxjerr në pah edhe një fakt tjetër, se ndoshta Drini nuk është direkt pronar i Soravias por xhaxhai i tij Aliu i cili pasurinë e tij përpiqet ta fsheh tek familjarët e tij”, deklaroi Astrit Ilazi, koalicioni “VLEN”. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button