Familja mbretërore publikon portrete të reja të Kate Middleton për ditëlindjen e saj të 40-të

Familja mbretërore britanike ka publikuar tre portrete të reja të gruas së Princit William, Kate Middleton, e cila feston ditëlindjen e saj të 40-të të dielën.

“Këto portrete të reja që janë publikuar për të shënuar 40-vjetorin do të shfaqen në komunitet në tre vende domethënëse: Berkshire, St Andrews dhe Anglesey, si pjesë e ekspozitës mbarëkombëtare, përpara rihapjes së Galerisë në 2023”, thuhej të shtunën në llogarinë në Twitter të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.

Derisa fotot janë shkrepur nga Paolo Roversi.

Njëra tregon dukeshën duke buzëqeshur gjerësisht dhe të veshur me një fustan të kuq me një mëngë të fryrë.

 

 

Një tjetër është një fotografi më serioze, e cila shfaq profilin e Middleton-it e veshur me një fustan voluminoz, me ngjyra të çelura dhe duke treguar unazën e saj të fejesës, e cila dikur i përkiste nënës së ndjerë të William, Princeshës Diana, që vdiq në një aksident automobilistik në Paris në 1997, në moshën 36 vjeçare.

 

Imazhi i tretë është një foto nga afër, me pamjen e Middleton duke buzëqeshur dhe veshur me të njëjtin fustan, shkruan Upi, transmeton Klankosova.tv.

 

“Faleminderit për të gjitha urimet tuaja shumë të mira për ditëlindjen dhe Paolo-n e Galerinë Kombëtare të Portreteve për këto tre portrete të veçanta”, shkroi Middleton.

Ajo u martua me William në vitin 2011. Ata janë prindër të Princit George, 8 vjeç, Princeshës Charlotte, 6 vjeç dhe Princit Louis, 3 vjeç.

LEXO EDHE:

Back to top button