Familja Rasha: Politika që kërkon shkatërrim nuk sjell drejtësi, por rrezikon jetë të tjera

Ndërsa Shqipëria ka shpërthyer në protesta pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga policia, familja Rasha përmes një letre publike bën thirrje që të ndalen veprimet e dhunshme në emër të tij.

Referuar policit që rrezikon njërin sy nga plagosja në protestë, ata thonë se plagosja e djemve të nënave që i shërbejnë shtetit nuk sjell drejtësi por padrejtësi të tjera.

“U lutemi të gjithë djemve të rrëmbyer nga inatet e politikës të mos manipulohen nga politika. Politika që kërkon rrëmujë dhe shkatërrim nuk sjell drejtësi por rrezikon jetë tjera djemsh të pafajshëm dhe shqetëson mbarë popullin shqiptar” thuhet ndër të tjera në letrën e familjes Rasha, e cila thotë se drejtësinë për të birin tashmë ia besuar shtetit dhe sistemit të drejtësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button