Fansat kanë një tjetër ide se si mund të quhet vajza e Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në muajin shtator të vitit që lamë pas. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, emrin e së cilës nuk e kanë zbuluar ende e aq më pak portretin. Ata janë përpjekur ta mbajnë larg vëmendjes mediatike të voglën, ashtu siç bënë edhe gjatë pjesës më të madhe të shtatzënisë së Gigi-t.

Fansat e mësuan shumë vonë se modelja ishte në pritje të ëmbël dhe gjatë asaj kohe ajo nuk preferoi të jepte shumë detaje për këtë pjesë. Megjithëse s’kanë ndërmend ta tregojnë emrin, fansat janë të vendosur ta gjejnë me çdo kusht dhe në rrjet kanë qarkulluar variante të ndryshme të emrit të bebushes.

Së fundmi, fansat i janë futur kokë e këmbë albumit të Zayn Malik, “Nobody is listening”, për të gjetur aty ndonjë shenjë të emrit të vajzës së tij. Bazuar në njërën prej këngëve “River Road”, ata besojnë se emri i vogëlushes duhet të jetë River. Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt!

Teksa çifti përpiqet të ruajë privatësinë dhe të mos e publikojë kurrë portretin e vajzës, ka qenë mamaja e Gigi-t, Yolanda, ajo që e ka bërë një gabim të tillë. Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë një foto me të voglën e Gigi-t dhe Zayn, ndërsa fansat kanë kapur menjëherë detajin: Portreti i bebushes dallohej në pasqyrën e vogël që qëndronte pas Yolandës.

Pasi e ka kuptuar gabimin, Yolanda e ka fshirë menjëherë këtë foto, e ka prerë dhe e ka postuar sërish, por ishte tepër vonë! Të gjithë krijuan një ide të portretit të bebushes më të famshme të momentit.

LEXO EDHE:

Back to top button