“Fëmijët e mi do kenë kujtime të veçanta”, Princi William prek me dedikimin për gjyshin e ndjerë

Princi Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare të premten që lamë pas. Ai qëndroi disa ditë i shtruar në spital dhe më pas u nda paqësisht nga jeta në pallatin mbretëror. Ndërkohë së fundmi nipi i tij, Princi William, ka ndarë një mesazh prekës për gjyshin. Ai ka publikuar në rrjete sociale një foto të vjetër nga fëmijëria, të cilën nuk e kishim parë më herët dhe ka shkruar disa fjalë të ndjera për Princin Philip.

“Një shekull jete që gjyshi im jetoi u përcaktua me shërbim ndaj vendit të tij dhe Commonwealth-it, ndaj bashkëshortes së tij, Mbretëreshës dhe familjes sonë.

Ndihem me fat që nuk kisha thjesht shembullin e tij për të ndjekur, por edhe prezencën e tij në jetën time si i rritur – në ditë të mira dhe të vështira. Do jem gjithmonë mirënjohës që bashkëshortja ime e njohu për kaq vite gjyshin tim dhe mirësinë që ai i tregoi asaj. Fëmijët e mi do kenë kujtime të veçanta nga stërgjyshi i tyre, bashkë me sensin e tij të aventurës dhe humorit.

Gjyshi im ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe vinte nga një brez i jashtëzakonshëm. Catherine dhe unë do vazhdojmë të bëjmë atë çfarë ai donte dhe do e mbështesim Mbretëreshën në vitet në vazhdim. Do më mungojë gjyshi im, por e di që ai do donte që ne të vazhdonim punën”, shkruhet në një postim.

LEXO EDHE:

Back to top button