Festivali Ndërkombëtar Artistik tash më pranë publikut

Festivali Ndërkombëtar Artistik tash më pranë publikut

Nga data 16-të shtator në Struge ka filluar Festivali Ndërkombëtarë Artistik.

Ky festival përfshin në vete 6-të ditë të rezervuara për shfaqe të ndryshme teatrore.

Deri më sot janë mbajtur: komedia e zezë “Pak Pakt” nga Ledian Gjeçi, “Loja e mrtesës” nga Edward Albee, komedia “A flasim për burrat”, dhe stand up comedy nga Avni Shkodra, Kushtrim Qerimi dhe Hasim Memishi Sopa. Në këtë festival nuk u harruan as fëmijet pasi që më 19 shtator u luajt shfaqe me kukulla për fëmijë “Pika uji”.

E ftuar në emisionin “Ditë e Re”, regjisorja Olsa Poshka tregoi që ka pasur interesim të madh nga publiku dhe se janë pëlqyer shfaqet.

Por kur u pyet rreth problemeve organizative, Poshka përcaktoi si të parin problemin financiar. Olsa Poshka gjithashtu tregoi edhe për shfaqet të cilat do të jenë pranë publikut sonte.

Artdashësit do të mundet të shijon shfaqen Rrugëtimi i himnit nga Olsa dhe Xheladin Poshka si dhe koncert nga Ansambli Zanat, Astrit Stafa dhe Ardit Stafa të cilat do ti ofrohen publikut sonte në Teatrin Poshka. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button