Filipçe: AstraZeneca tani për tani vetëm tek të moshuarit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe edhe njëherë sot ka ritheksuar se vaksina AstraZeneca tani për tani do të jepet vetëm tek personat e moshuar.

“Presim rezultatin nga bordi i EMA-së, tani për tani nuk janë regjistruar efekte negative tek ndonjë person që ka pranuar Vaksinën AstraZeneca. Vaksina AstraZeneca do të përdoret vetëm te qytetarët e moshës më të vjetër, deri tani nuk janë paraqitur komplikime tek ndonjë pacient, me përjashtim të 28 vjeçares gjendja e së cilës është stabile dhe dita ditës po përmirësohet, tani për tani nuk kemi efekte të paraqitura anësore tek ndonjë pacient tjetër”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Pas numrit më të lartë të djeshëm (50) të rasteve të vdekjes për 24 orë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se ka pacientë me fotografi shumë të rëndë klinike, te të cilët terapia nuk jep rezultate. Spitalet janë të stërngarkuara si asnjëherë që nga fillimi epidemisë, tha ai, por madje edhe tani ka shtretër të lirë dhe asnjë pacient nuk do të mbetet pa trajtim të duhur mjekësor.

LEXO EDHE:

Back to top button