Filipçe: Çmimi i trajtimit të Covid-19 në spitale private do të kufizohet në 40 mijë deri 305 mijë denarë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se në seancën e sotme të Qeverisë, respektivisht në seancën e 65 do të kërkohet që përmes ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore të kufizohen çmimi për trajtim të Covid-19 në spitale private, transmeton Alsat. Filipçe tha se se përmes ndërhyrjeve ligjore do të kërkohet që të përafrohen çmimet me ato çmime që janë caktuar nga Fondi për Siguri Shëndetësore.

“Me ndryshimet ligjore, propozojmë që diagnostikimi dhe trajtimi i pacientëve me Covid-19 të variojë nga 40,000 deri në 305,000 denarë. Shteti përveç që ka autoritetin për të ndërhyrë përmes marrëveshjes me spitalet private përmes FSSH, mund gjithashtu të vendosë kufizim në shumën maksimale të trajtimit privat të Covid 19”, shkruan Filipçe, duke bërë apel që deputetët e Kuvendit të miratojnë ndryshimet ligjore.

 

LEXO EDHE:

Back to top button