Filipçe: Sot arrijnë 10 mijë vaksina Pfizer, pas 30 prillit arrijnë 200 mijë vaksina kineze

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se sot pritet të arrijnë 10 mijë doza të vaksinës Pfizer.

“Sot pritet të arrijnë edhe 10 mijë vaksina nga Pfizer, përmes kontratës tonë direkte dhe kemi marrë orarin se si çdo të hënë do të arrijnë mes 4 dhe 7 mijë vaksina”, tha mes tjerash Filipçe.

Filipçe njoftoi se pas datës 30 prill pritet të arrijnë edhe 200 mijë vaksinat kineze kundër Covid-19.

“Gjithsej 200 mijë vaksina duhet të vijnë nga Kina, sipas informacioneve të fundit nga nesër, diku nga 28 prilli duhet të tërhiqen nga Pekingu, me datë 30 prej Stambollit të arrijnë në Beograd dhe pastaj me zingjir special të kamionëve të arrijnë tek ne për tu vendosur në dhomën e ftohtë në Shtëpinë e Shëndetit Publik `Jane Sandanski`”, pohoi ministri Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button