Filmat që kryesuan listën e fituesve në “Critics Choice Awards”

Filmat që kryesuan listën e fituesve në “Critics Choice Awards”

Ndarja e çmimeve në ceremoninë “Critics Choice Awards”, që u mbajt në Santa Monica të Californisë pati laramani fituesish, listën e të cilëve e kryesuan projektet filmike si “Oppenheimer”, “Barbie” dhe “The Bear”, raporton Entertainment Weekly.

Filmi i regjisorit Christopher Nolan, “Oppenheimer”, fitoi tetë çmime duke përfshirë, “Fotografinë më të mirë”, “Regjinë më të mirë” për Christopher Nolan, “Aktorin mbështetës më të mirë” për Robert Downey Jr., etj.

Filmi më i përfolur i vitit të kaluar “Barbie” me regji të Greta Gerwig, fitoi gjashtë çmime përfshirë, “Këngën më të mirë”, “I’m just Ken” për aktorin Ryan Gosling, çmimin “Komedia më e mirë”, “Kostumografia më e mirë”, etj.

Aktorja Emma Stone fitoi çmimin “Aktorja më e mirë” për filmin “Poor Things”. Çmimin “Aktori më i mirë” e mori Paul Giamatti.

Projektet filmike si “Succession”, “The Bear” dhe “Beef” dominuan me çmimet për zhanret dramë, komedi dhe kategoritë e çmimeve për seri të limituara.

Çmimin “Best Picture” e fitoi filmi “Oppenheimer”

“Aktorja më e mirë në rol mbështetës” u shpall Da’Vine Joy Randolph për rolin e saj në “The Holdovers”

“Aktori më i mirë i ri” ishte Dominic Sessa, “The Holdovers”.

Çmimi “Skenari më i mirë i adoptuar” shkoi për Cord Jefferson, “American Fiction”..

“Skenarin më të mirë origjinal” e fitoi Greta Gerwig dhe Noah Baumbach, “Barbie”.

“Filmi më i mirë i animuar” u zgjodh “Spider-Man: Across the Spider-Verse”.

“Aktorja më e mirë në rol mbështetës” në kategorinë “Drama më e mirë në seri televizive” u shpall aktorja Elizabeth Debicki nga seriali “the Crown”

“Seriali më i mirë” komedi u shpall “The Bear”.

“Aktori më i mirë në serialet komedi” u shpall Ayo Edebiri për rolin e tij në serialin “The Bear”.

“Seriali më i mirë me episode të limituara” u zgjodh “Beef”.

LEXO EDHE:

Back to top button