Fjalimi i Ramës në KE: Unë përfaqësoj Shqipërinë, por nuk kam ardhur këtu të flas vetëm për të

Fjalimi i Ramës në KE: Unë përfaqësoj Shqipërinë, por nuk kam ardhur këtu të flas vetëm për të

Kryeministri Edi Rama, ka nisur fjalimin në Këshillin e Evropës, ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, dhe të shpallë të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Rama e nisi fjalën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës duke theksuar se çështja duhet të kthehet nga histori konflikti në histori bashkëpunimi, nën udhëheqjen e institucioneve ndërkombëtare.

Ai u shpreh se e vetmja shpresë për të ardhmen është rivendosja e besimit në institucionet ndërkombëtare dhe faktet nuk duhet më të cenohen nga lojërat e pushtetit.

“Ju jam mirënjohës për mundësinë për tju drejtuar kësaj asambleje për një çështje thelbësore të drejtësisë. Unë përfaqësoj Shqipërinë, por nuk kam ardhur këtu të flas vetëm për të. Tema e shqetësimit që dua të ndaj me ju lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin.Ajo që do them lidhet me rolin që Europa dhe institucionet luajnë sesi i zhvillojnë këto marrëdhënie. Ta kthesh një histori konflikti në një histori bashkëpunimi kërkon një besim tek institucionet ndërkombëtare. Marrëdhëniet tona me njëri tjetrin ndërmjetësohen nga institucionet ndërkombëtare. Dëmi shkon shumë larg, përtej tragjedive individuale.

Për ju lufta është kujtim i largët, për ne është plagë që ende dhemb. Faktet nuk duhet të cenohen nga lojërat e pushtetit. Në dekadat e fundit institucionet kanë qenë thelbësore në zgjidhjen e konflikteve. Serbia jo shumë kohë më parë konsiderohej si armik për vdekje, por tashmë është një partner i rëndësishëm në nismën tonë të Ballkanit të Hapur. Europa për ne është më shumë sesa një projekt.  Asnjëherë më parë historia nuk është treguar më e mirë me në. Të tjerët vendosnin për ne, perandoritë, regjimet dhe ideologjitë, që na mbajtën të kyçyr larg Evropës për një vend.

Tri dekada më parë patëm mundësi të ndryshonim fatin tonë. Besimi i Shqipërisë në fatin europian është spiranca jonë drejt së ardhmes”- tha Rama në nisje të fjalimit.

LEXO EDHE:

Back to top button