Flakë dhe gaz lotsjellës në protestën për vrasjen e Rashës në Tiranë

Vijon me grupe të ndara protesta për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë. Mësohet se disa persona në një grup protestuesish tek Rruga e Elbasanit janë tashmë duke u shoqëruar nga policia.

Në pamje duket flaka që u është vënë në disa raste koshave të mbeturinave, ndërsa nuk kanë munguar as dëmtime të tabelave apo semaforëve në rrugë.

Siç raportojnë gazetarët lokalë nga terreni, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbizotëron gazi lotsjellës për shpërndarjen e grupeve të protestuesve.

LEXO EDHE:

Back to top button