Franca i kërkon BE-së sanksione ndaj naftës ruse

" "

Bashkimi Evropian duhet të miratojë shumë shpejt paketë e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, ka thënë ministrja e Francës për Evropën dhe Punët e Jashtme, Catherine Colonna.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin me homologun e saj gjerman, Colonna ka theksuar nevojën për të forcuar mbështetjen për Ukrainën, raportoi të martën CNN-i.

“Duhet të miratojmë shpejt paketën e gjashtë të sanksioneve që do të parashikojë përfundimin progresiv të importeve të naftës ruse”, ka thënë Colonna, e cila u emërua në detyrën e saj javën e kaluar.

Pavarësisht kundërshtimit nga vende si Hungaria, Colonna ka thënë se është optimiste që paketa do të miratohet.

“Duhet të vazhdojmë sepse ky unitet është forca jonë”, ka thënë ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button