George Clooney për të shoqen: “Isha i paplotësuar derisa njoha Amal”

George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal, janë një prej çifteve më simpatikë të showbiz-it. Ata duket se janë bërë fiks për njëri-tjetrin dhe shpesh i kanë konsideruar ‘couple goals’.

George dhe Amal janë prindër të dy binjakëve që e kanë bërë më të bukur jetën e çiftit. Por si ishte jeta e George para se të njihej me dashurinë e jetës së tij? Aktori ka treguar në një intervistë se ndihej i paplotësuar deri në momentin që njohu Amal.

Dashuria bëri të vetën, ndaj pa pritur e pa kuptuar, jeta e Amal-it u bë më e rëndësishme se e tija.

“Kisha punë, kisha miq, gjithçka shkonte mirë. Por nuk e kuptoja sa i paplotësuar isha derisa njoha Amalin. Aty gjithçka ndryshoi. Aty kuptova se më kishte munguar diçka e madhe”-u shpreh Clooney.

George dhe Amal u takuan në vitin 2013 dhe mes tyre lindi dashuria me shikim të parë. Një vit më pas çifti u martua, ndërsa në vitin 2017 u bënë prindër të binjakëve.

LEXO EDHE:

Back to top button