Georgina Rodriguez duket e mahnitshme teksa tregon dekorimet për Halloween

Georgina Rodriguez duket e mahnitshme teksa tregon dekorimet për Halloween

Georgina Rodriguez ka pozuar së fundmi me një fustan elegant teksa tregoi dekorimet e saj për Halloween.

Modelja mahniti me paraqitjen ndërkohë që po qëndronte para portës së saj.

Dekorimet shfaqnin kunguj, skelete si dhe një fantazmë me pamje djallëzore.

Foto: Screenshot/Instagram

28-vjeçarja shkëlqeu me një fustan floriri dhe taka portokalli që i përshtaten këtij sezoni.

Ylli spanjoll duket se po shijon kohën përpara Halloween mes vështirësive të fundit të partnerit Cristiano Ronaldo në Manchester United.

Ronaldo , 37 vjeç, së fundmi shënoi golin e tij të 700-të në karrierë, por karriera e tij nuk po ecën edhe aq mirë.

Nga ana tjetër, Georgina ka qenë duke e përkrahur partnerin vazhdimisht meqë ditë më parë ishte e pranishme në Old Trafford për ndeshjen e Newcastle.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo kishte me vete vajzat Alana, katërvjeçe dhe Eva, pesëvjeçe – të dyja të veshura me kostume princeshe – si dhe djemtë Cristiano Jr, 12 vjeç dhe Mateo, katërvjeç.

Cristiano u la jashtë skuadrës së Manchester United për ndeshjen kundër Chelsea. Djajtë e Kuq duket se po mendojnë largimin e tij nga klubi.

Sulmuesi portugez u ndëshkua nga trajneri Erik ten Hag pasi refuzoi të hynte në lojë gjatë fitores 2-0 të së mërkurës ndaj Tottenhamit, dhe më pas shkoi në dhomën e zhveshjes dhe u largua nga stadiumi pa leje.

LEXO EDHE:

Back to top button