Gërkovska paralajmëron Artan Grubin: “Mos i keqpërdor zyrat për qëllime partiake”

Gërkovska paralajmëron Artan Grubin: “Mos i keqpërdor zyrat për qëllime partiake”

Gazetar: Mefail Ismaili

Zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska i dërgon paralajmërim zëvendëskryeministrit Artan Grubi që të mos i keqpërdor zyrtar e ministrisë për sistem politik, për qëllime dhe aktivitete partiake. Siç mëson jo zyrtarisht Alsat, kabineti i zëvendëskryeministres Gërkovska e ka pranuar dhe e ka shqyrtuar lëndën e Komisioni për Anti Korrupsion i cili ka konstatuar se Artan Grubi i ka shfrytëzuar zyrat e ministrisë për të mbajtur aktivitete partiake, ndër të cilat edhe organizime të takimeve të ndryshme partiake të lideri të partisë Ali Ahmeti po bnë hapësirat e ministrisë.

Informacionin për Alsat e konfirmuan nga kabineti i zv/kryeministres për Qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska.

“Menjëherë sapo lënda arriti në Kabinet, u ndërmorën aktivitete që të konstatohet nëse ekzistojnë shkelje të Kodit për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe funksionarëve publik të emëruar ose zgjedhur nga Qeveria. Është konfirmuar se Kodi Etik është shkelur, për çka për z. Grubi është shqiptuar paralajmërim”, thonë nga Kabineti i zv/kryeministres Sllavica Gërkovska.

Kabineti i Zëvendëskryeministrit për krijimin e politikave të mira, Sllavica Gërkovska më herët ka shqiptuar paralajmërime për shkelje të kodit etik edhe ndaj ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, për të cilin ka konstatuar se e ka shfrytëzuar veturën zyrtare të ministrisë për aktivitete partiake dhe zgjedhore, ndërsa Komisioni për Anti Korrupsion ka konstatuar se në ministrinë e Jashtme nuk ka as raport dhe evidencë përkatëse për shfrytëzimin edhe të naftës në veturat zyrtare.

Megjithatë, disa ditë më parë, zëvendëskryeministrja Sllavica Gërkovska deklaroi se kodi etik dhe moral për funksionarët në vend nuk luan rol të rëndësishëm. Ajo theksoi se disa funksionarë më të lehtë e kanë të paguajnë gjoba se sa të respektojnë vlerat etike dhe morale në shtet dhe shoqëri. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button