“Gjalpi” nga 4.5 tonë “u shkri” në 30 kilogram

Pasi Zëvendëskryeministri për Luftën Kundër Korrupsionit Lupo Nikollovski u mburr në Facebook se ka konfiskuar katër tonë e gjysmë gjalpë të skaduar dhe së bashku me Agjencinë e Ushqimit këtë produkt e kanë tërhequr nga tregu, rrjetet sociale vlonin nga reagimet e shumta. Këtë luftë kundër korrupsionit qytetarët e përshëndetën me dozë ironie.

Këto janë vetëm disa nga komentet në rrjetet sociale përmes të cilave shumë qytetarë, siç thonë ata, ende janë në pritje të luftës së vërtetë kundër paralajmërimit të ofensivës kundër korrupsionit. Për ta bërë situatën edhe më sarkastike, kontribuoi njoftimi i Agjencisë së Ushqimit. Sipas agjencisë nuk bëhet fjalë për konfiskim të katër tonëve gjalpë me afat të skaduar, por për vetëm 30 kilogram.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë informon se operatori i ushqimit, importuesi dhe distributori Euro Mlekara SHPKNP Shkup, më 11.03.2021 njoftoi se ka vepruar sipas vendimit të datës 10.03.2021, nga inspektori dhe nga tregu po të njëjtën ditë ka tërhequr prodhimin e gjalpit prej 25 kilogramësh në blloqe dhe 5 kilogramë në kuti – njoftojnë nga Agjencia e Ushqimit.

Edhe opozitarja VMRO-DPMNE reagoi ndaj aksionit për konfiskimin e gjalpit. Nga kjo parti thonë se Lupço Nikollovski duhet ta meritojë pagën dhe të merret me zbulimin e krimit të rëndë dhe korrupsionit.

Shteti po zhytet në krim, korrupsion dhe recesion, ndërsa “gjalpi Lupço Nikollovski” po e shpërqendron publikun me konfiskime banale të 30 kg gjalpë – deklaroi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Dhjetë ditë më parë, Lupço Nikollovski e publikoi planin e Qeverisë për luftën kundër korrupsionit. Në renditjen e fundit të indeksit të korrupsionit, Maqedonia ishte në vendin e 111-të në botë, ndërsa ky është rezultati më i keq për vendin deri më tani.

Ile Petrevski

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button