" "
Vetura e personave të përfshirë në këtë rast, u gjet e djegur jo shumë larg vendit ku ndodhi vrasje.
Mësohet se në automjetin që të dyshuarit ia vënë flakën për t’i zhdukur gjurmët, zyrtarët policorë kanë gjetur dy kallashnikovë, armë këto të cilat dyshohen se janë përdorur për vrasjen e viktimës.
Rasti është konfirmuar tashmë nga Policia e Kosovës.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete. Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”.








