Gjendet e vdekur ish princesha e Katarit, dyshohet për mbidozë droge

Gjendet e vdekur ish princesha e Katarit, dyshohet për mbidozë droge

Kasia Gallanio, 45 vjeç, i ishte mohuar kujdestaria e tre vajzave të saj dhe jetonte në Spanjë ndërsa po luftonte me problemet me alkoolizmin dhe depresionin.

Ish princesha e Katarit është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në resortin spanjoll Marbella derisa dyshohet që shkaktar i vdekjes është një mbidozë droge.

Trupi i Kasia Gallanio, u gjet nga policia brenda pronës të dielën, sipas gazetës franceze Le Parisien.

Gallanio ishte gruaja e tretë e Abdelaziz bin Khalifa Al-Thani 73 vjeç, xhaxhai i Emirit të Katarit.

Ata u martuan në vitin 2004 dhe patën tri vajza dhe një betejë të ashpër për kujdestarinë, 10 vjet pas akuzave se ai kishte sulmuar seksualisht vajzën e tij të madhe, akuza këto të mohuara kategorikisht nga Abdelaziz bin Khalifa Al-Thani.

Të tre fëmijët jetojnë me babanë e tyre në Paris, pasi Gallanios iu mohua kujdestaria.

E lindur në Los Anxhelos dhe me origjinë polake, ajo po qëndronte në një nga shtëpitë e çiftit në Marbella, ndërsa po përballej me depresionin dhe problemet me alkoolin.

LEXO EDHE:

Back to top button