Greqia digjet në flakë, evakuohen vendasit dhe turistët

Greqia digjet në flakë, evakuohen vendasit dhe turistët

Greqia po “lufton” me zjarret, të cilat kanë përfshirë thuajse gjithë vendin, mes temperaturave të larta, raporton France 24.

Vala e të nxehtit në Greqi, me termometrin që shënon 42 gradë Celsius pritet të zgjasë 10 ditë. Ekspertët fajësojnë ndryshimin e klimës për temperaturat në rritje dhe paralajmëruan se më keqja nuk ka ardhur ende.

Zjarret shpërthyen në veri, lindje dhe jug të Greqisë, përfshirë ishullin Lesbos. Qindra turistë dhe banorë vendas u evakuuan nga fshati bregdetar i Vaterës.

Të paktën katër shtëpi u dogjën, ndërsa shumë dyqane, hotele dhe “beach bare” u dëmtuan. Vitin e kaluar, në Greqi, zjarret shkatërruan 103,000 hektarë dhe morën tre jetë njerëzish në Greqi.

Zjarret në disa pjesë të Francës, Spanjës dhe Portugalisë kanë djegur tashmë më shumë sipërfaqe toke sesa në vitin 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button