Gruaja e rreh burrin e saj dhe arratiset

Në Lipjan është raportuar se një grua orët e vona të së dielës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.

Sipas policisë e dyshuara kishte sulmuar viktimën me mjet të fortë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

E dyshuara është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është arrestuar.

“Pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare, ka sulmuar fizikisht dhe me një mjet të fortë bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. E dyshuara nuk është takuar ende nga ana e policisë dhe është në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti nën hetime nga njësitë relevante.

LEXO EDHE:

Back to top button