Gruaja më e bukur në botë dëshiron të largohet nga burri i saj për shkak të karrierës së tij

Burime pranë Gisele Bundchen thanë së fundmi se modelja ka kërcënuar disa herë se do të divorcohet nga bashkëshorti i saj gjatë karrierës së tij futbollistike.

Modelja braziliane Gisele Bundchen u konsultua me një avokat për një divorc nga bashkëshorti Tom Brady në vitin 2015, zbulojnë burime pranë çiftit. Ata madje u ndanë disa herë gjatë viteve përpara se të kishin një debat të ashpër në gusht të këtij viti.

“Tom dhe Gisele janë në prag të divorcit, ajo tashmë e ka kërcënuar me divorc disa herë për shkak të karrierës së tij futbollistike”, thanë burimet e tyre të afërta për tabloidin TMZ.

Brady iu bashkua Tampa Bay në mars, vetëm gjashtë javë pasi njoftoi daljen në pension. Por duket se fundi i martesës është afër pasi të dy kanë punësuar avokatë divorci në Florida ku jetojnë dhe ka të ngjarë të bëjnë kërkesë për divorc.

Besohet se ata tani po rregullojnë financat e tyre. Thuhet se Brady ka një vlerë prej 250 milionë dollarësh, ndërsa Gisele ishte modelja më e paguar në botë nga viti 2002 deri në vitin 2016.

Ata u martuan në vitin 2009 dhe kanë dy fëmijë së bashku, 12 dhe 9 vjeç, ndërsa Brady ka edhe një djalë 15-vjeçar nga një lidhje e mëparshme.

LEXO EDHE:

Back to top button