Hailey dhe Bieber shesin shtëpinë e tyre në Beverly Hills për këtë shumë marramendëse

Çifti Justin dhe Hailey Bieber kanë shitur zyrtarisht shtëpinë e tyre të parë në Beverly Hills.

Rezidenca prej 6,132 metrash katrorë dhe e mobiluar plotësisht u shit nga Justin dhe Hailey Bieber këtë të enjte për vlerën 7,955 milion dollarë, duke marrë kështu një humbje prej 545,000 dollarësh, pasi çifti e bleu këtë shtëpi për 8,5 milion dollarë në 2018, konfirmon prestigjozia “People”.

Ato kanë bërë me dije se pronësia e Biebers nuk ndikoi aspak në vendimin e klientit të tyre, i cili e bleu këtë shtëpi në një vlerë më të ulët seç kishte rezidenca kur Biebers e kishte marrë në pronësi.

Justin Bieber e bleu shtëpinë luksoze me pesë dhoma gjumi, shtatë banjo, të cilësuar me nofkën “The Tropics”, për vlerën marramendëse, 8.5 milion dollarë.

“Justin Bieber që zotëron shtëpinë nuk kishte asnjë ndikim në vendimin e blerësit, por nuk dëmton për rishitje,” tregon agjenti për “People”.

Këngëtari u duk se ishte gati të ndahej me pronën brenda pak muajsh, pasi ai postonte shpeshherë foto në Instagram dhe ofrohej për ta shitur atë.

“Unë mendoj se dua të shes shtëpinë time në Beverly Hills. Do ta shes me të gjitha orenditë që ka brenda. Kush ka ndonjë ofertë për këtë shtëpi?”, shkroi këngëtari bashkëngjitur fotove.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

LEXO EDHE:

Back to top button