Halsey thotë që muzika i është bërë e bezdisshme pasi u bë nënë

Halsey ka deklaruar se pas ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, muzika i është bërë e bezdisshme.

Këngëtarja amerikane 27-vjeçare është bërë nënë për herë të parë në korrik të këtij viti, duke sjellë në jetë një djalë me të dashurin e saj Alec Aydin, të cilin e ka quajtur Ender Ridley.

Halsey ka thënë që ndihet tejet e lumtur që e ka ingjizuar albumin e saj të ri, para se të lindte djalin, pasi tani dëshiron t’ia kushtojë tërë kohën vetëm aij dhe se muzika i është bërë e bezdisshme.

“Jam e lumtur që e kemi përfunduar albumin kur donim sepse të qenit nënë po e bën muzikën të duket pak e bezdisshme”, ka thënë Halsey.

Këngëtarja e hitit “Bad At Love”, ka thënë po ashtu se sjellja në jetë e një fëmije është “vdekje” për egon e tyre, sepse asgjë më nuk ka rëndësi kur kthehet në fund të ditës në shtëpi, tek familja saj.

“Diçka e mahnitshme ka ndodhur në momentin që kam sjellë në jetë djalin tim, që është absolutisht vdekje e egos sime. Asgjë më nuk ka rëndësi kur shkoj në shtëpi te ai. Ai mendon se unë jam perfekt, e mahnitshme dhe gjithçka”, ka shtuar ajo.

Halsey ka pasur një lidhje të gjatë me reperin amerikan, G-Eazy. Ata kanë njoftuar se janë ndarë në korrik të vitit 2018.

LEXO EDHE:

Back to top button