Rikthehet Leonora Poloska me projekt të ri muzikor, publikon këngën “Pse”
Ka kohë që nuk është shumë aktive me projekte muzikore, duke iu përkushtuar jetës private dhe familjes.
Por, këngëtarja e mirënjohur, Leonora Poloska është rikthyer me një projekt të ri muzikor të cilin e ka sjellë bashkë me videoklip.
Kënga mban titullin “Pse” dhe vjen me tekst nga Andin Randobrava, i cili po ashtu ka bërë kompozimin dhe aranzhmanin, në kitarë është Astrit Stafai, ndërsa për videoklipin u kujdes Video Art.