Haradinaj nga Berlini: Gjermania të shtyjë përpara heqjen e vizave për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë në Gjermani, ku sot ka takuar drejtoreshën në Ministrinë e Jashtme për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-së, Susanne Schutz dhe Christiane Hullmann, udhëheqëse e Divizionit për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim është diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve, si dhe sundimin e ligjit dhe situatën e sigurisë.

Haradinaj ka kërkuar nga Gjermania që përfundimisht të shtyjë përpara liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Duke pas parasysh se vendet tona kanë partneritet strategjik dhe marrëdhënie të shkëlqyera, kërkova që Gjermania të shtyjë përfundimisht liberalizimin e vizave për Kosovën në takimet me shtetet anëtare të BE-së”, shkruan Haradinaj në një postim në Facebook.

LEXO EDHE:

Back to top button