Haradinaj pret “përkushtim dhe seriozitet” nga BE-ja


Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Uashington. Me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon.

Teksa Kosova dhe Serbia e vazhdojnë në Bruksel edhe sot dialogun në nivel ekspertësh, Haradinaj ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta lehtësojë procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button