Hillary Clinton feston 75-vjetorin, e para grua që kandidoi për presidente e SHBA

Hillary Clinton feston 75-vjetorin, e para grua që kandidoi për presidente e SHBA

Hillary Clinton ka qenë në sy të publikut në mbarë botën, që kur burri i saj Bill, u bë president i SHBA-së, në vitin 1993. Ajo ka qenë e përfshirë në politikë që nga vitet e kolegjit, kur ajo punonte për kandidatët e tjerë dhe më pas ndihmoi edhe Bill Clinton, që të zgjidhej Prokuror i Përgjithshëm dhe guvernator në Arkansas.

Jo e vetëkënaqur, si gruaja e ish-guvernatorit dhe presidentit, Hillary arriti të bëhej senatore e SHBA-së dhe Sekretare e Shtetit.

Hillary Clinton është shpallur kandidatja presidenciale e Demokratëve, duke shënuar kështu nominimin e parë në histori të një gruaje për të drejtuar postin e të parës në Shtëpinë e Bardhë.

Si zonjë e parë, Hillary ka kryesuar një Task-Forcë për reformën kombëtare shëndetësore në vitin 1993, por plani i debatuar nuk është votuar nga Kongresi dhe u braktis në vitin 1994.

LEXO EDHE:

Back to top button