Mexhiti: Realisht ka probleme, Grubi është kapur të luaj rolin e kryetarit të BDI-së

Realisht ka probleme në BDI, por është mirë që po diskutojmë për dallimet politike, kështu deklaroi sot për “Utrinski Brifing” deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti. Ai tha se Ali Ahmeti pritet që edhe shumë vite të jetë në krye të integristëve.

“Kongresi i rregullt i BDI-së u mbajt vitin e kaluar dhe Ahmeti u zgjodh unanimisht për kryetar. Ai pritet të jetë kreu i partisë për shumë vite të tjera, nuk kemi dilema për këtë”, tha Mexhiti.

Mexhiti gjithashtu ka komentuar sjelljet e Artan Grubit, i cili sipas tij po luan rolin e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Ne duam t`ia lehtësojmë pak z.Grubit. Është kapur të luaj rolin e kryetarit të BDI-së. Duke qenë se ai erdhi vonë, ka nevojë për kohë që të përshtatet dhe nuk mund të bëj të gjitha punët në të njëjtën kohë. Duhet të punojmë si ekip, t`i ndajmë detyrat”, tha mes tjerash Mexhiti.

LEXO EDHE:

Back to top button