Shtatë viktima dhe 726 raste të reja me Covid-19, qindra të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.144 teste të kryera janë regjistruar 726 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 368 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 103.746 raste, prej të cilëve 91.875 janë shëruar, kurse 3.151 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 8.720 raste aktive. Autoritete shëndetësore në vend që nga paraqitja e virusit korona kanë realizuar gjithsej 526.870 teste.

LEXO EDHE:

Back to top button