Humb jetën në moshën 14-vjeçare ylli i MasterChef Junior

Ylli i MasterChef Junior, Ben Watkins, ka ndërruar jetë në moshën 14-vjeçare nga një formë e rrallë e kancerit.

Shefi i ri i kuzhinës, u shfaq në versionin amerikan të programit të gatimit në vitin 2018.

Përpos talentit, ai tërhoqi shumë vëmendje pasi shkonte në garë në rrethana tragjike. Në vitin 2017, babai i Benit qëlloi dhe vrau nënën e tij, Leila Edwards, para se të vriste veten.

Gjyshja e tij Donna dhe xhaxhai i tij Anthony morën kujdestarin e Benit dhe e dërguan në program që ai të gjente paqe dhe qetësinë e munguar, që ia falte vetëm gatimi.

Gordon Ramsay, një nga anëtarët e jurisë të shfaqjes, e përshkroi Benin si “një kuzhinier shtëpie tepër të talentuar dhe një të ri edhe më të fortë”.

Ben u diagnostikua menjëherë pas ditëlindjes së tij të 13-të me një tumor të rrallë të indeve të buta. Në korrik të këtij viti, ai iu nënshtrua një trajtimi me kimioterapi për tumoret në mushkëri, shpinë dhe shpatull, por fatkeqësisht nuk ia doli dot.

LEXO EDHE:

Back to top button