Mbante armë zjarri me vete: Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Një 20-vjeçar në Tiranë është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Njoftohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të riut Ledjan Muçalla, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës, një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe një krehër me 21 fishekë.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button