Hyri në Guinness: Ai theu rekordin botëror duke përqafuar 1123 pemë në një orë

Hyri në Guinness: Ai theu rekordin botëror duke përqafuar 1123 pemë në një orë

Abubakar Tahiru (29) nga Gana , i cili po studion pylltarinë në Alabama, vendosi një rekord botëror për numrin më të madh të trungjeve ose pemëve të përqafuara në një orë. Përkatësisht, ai përqafoi 1123 pemë në pyllin kombëtar Tuskegee.

Foto: Printskrin/Instagram/Rekordet Botërore Guinness

Për të vendosur rekordin, Tahirut iu desh të mbështillte të dy krahët rreth çdo peme pa i dëmtuar ato. Duke vepruar kështu, atij iu lejua të përqafonte çdo pemë vetëm një herë.

: Printskrin/Instagram/Rekordet Botërore Guinness

Tahira ka agjëruar Ramazanin teksa ka tentuar të vendosë një rekord, gjë që i ka paraqitur edhe një sfidë tjetër.

– Të mos pish ujë gjatë vendosjes së rekordit ishte një sfidë e rëndësishme, veçanërisht duke pasur parasysh përpjekjet fizike. Mirëpo, edhe kjo doli e dobishme në një farë mënyre, sepse nuk kishte nevojë për pushime, gjë që më lejoi të vazhdoj përpjekjen pa ndërprerje nga fillimi në fund – tha ai në Librin e Rekordeve Guinness.

Foto: Printskrin/Instagram/Rekordet Botërore Guinness

Me një mesatare prej 19 pemësh të përqafuara në minutë , Tahiru tejkaloi lehtësisht kërkesën minimale prej 700 pemësh për të vendosur rekordin. Me këtë rekord, ai dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e pemëve dhe mbrojtjen e mjedisit.

LEXO EDHE:

Back to top button