I dehur në timonin e autobusit, arrestohet e gjobitet 57-vjeçari në Durrës

Një 57-vjeçar nga Erzeni i Shijakut është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi drejtonte autobusin në gjendje të dehur e linjës Shkozet –Shijak. Ai u ndëshkua edhe me 90.000 lekë të rinj gjobë dhe me 16 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Shqipërisë pas njoftimit të marrë nga qytetarët se një autobus, kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet –Shijak, menjëherë kanë bërë të mundur bllokimin e autobusit.

Pas kryerjes së alkool-testit rezultoi se drejtuesi i autobusit shtetasi B.V., 57 vjeç, banues në fshatin Erzen të Shijakut, drejtonte autobusin në gjendje të dehur në masën 1.48 mg për litër./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button