I nxehti ekstrem, temperaturat kalojnë 40 gradë

Gazetar: Avni Tahiri

Fundjava nisi me temperatura ekstrem të larta, megjithëse disa zona sot dhe nesër do të përfshihen nga reshjet e shkurtra të shiut.  Vapa pritet të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, ndërsa veçanërisht dita e martë dhe e mërkura pritet të sjellin temperatura tepër të larta. Sipas parashikimeve, temperaturat në këto ditë do të kalojnë 40 gradë celsius, duke sjellë një valë të re të të nxehtit në vend.

Meteorologët paralajmërojnë se ditët e javës së ardhshme do të jenë ndër më të nxehtat e kësaj periudhe.

“Nga dita e hënë do të vazhdoje akoma kjo valë e të nxehtit, do të kemi mot të qëndrueshëm por me diell dhe shumë të nxehtë. Presim që temperaturat ditore të martën dhe të mërkurën të arrije 40 gradë celsius. Rajoni i Vardarit, në pjesën Juglindor të vendit pritet të arrije edhe në 41 gradë celsius.” – Julijana Fidanoska Mishkoska – Sinoptike kujdestare.

Ndryshim i konsiderueshëm i motit pritet nga dita e premte kur edhe pritet rënie e temperaturave. Me rritjen e temperaturave, janë shtuar edhe thirrjet për ndërhyrje emergjente. Për shkak të temperaturave të larta mjekët këshillojnë që të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, sidomos nga ora 11:00 deri në 17:00. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button