Radishan, motoçiklisti 19-vjeçar humbi jetën, arrestohet 46-vjeçari

Gazetar: Avni Tahiri

Një person është privuar nga liria pasi dyshohet se ka kontribuar në shkaktimin e aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi një ditë më parë në Radishan të Shkupit, ku humbi jetën motoçiklisti 19-vjeçar, ndërsa një person tjetër mbeti i lënduar.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për 46-vjeçarin me inicialet S.O. nga fshati Haraçinë, i cili drejtonte një automjet “Seat Altea” me targa të Shkupit.

Gjatë ekspertizës në vendin e ngjarjes, si dhe pas sigurimit të pamjeve filmike, policia ka konstatuar se automjeti i tij ka kontribuar në shkaktimin e aksidentit, edhe pse nuk ka pasur kontakt fizik me automjetet e tjera të përfshira.  Pas aksidentit, drejtuesi i “Seat Altea”-s është larguar nga vendi i ngjarjes pa u ofruar ndihmë personave të lënduar.

Gjatë ekspertizës në vendit e ngjarjes, pas masave të ndërmarra dhe sigurimit të pamjeve filmike, policia ka konstatuar se në shkaktimin e aksidentit, edhe pse pa kontakt fizik, ka marrë pjesë edhe një automjet “Seat Altea” me targa të Shkupit. Pas aksidentit, drejtuesi i këtij automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes pa u ofruar ndihmë personave të lënduar. Pas masave të mëtejshme të ndërmarra nga policia, rreth orës 19:40 në fshatin Haraçinë të Shkupit është gjetur automjeti, si dhe drejtuesi i tij S.O. (46) nga Haraçina. Ai është privuar nga liria, është shoqëruar në stacion policor dhe me të është zhvilluar bisedë zyrtare. – MPB

Në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi dje në rrugën e Radishanit në Shkup, humbi jetën motoçiklisti N.M. 19 vjeçar ndërsa S.B 47 vjeçar, drejtuesi i automjetit Alfa Romeo me targa italiane, me qëndrim të përkohshëm në Shkup ka pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë, 19-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit si pasojë e plagëve të marra. Vdekja është konstatuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button