“I zënë”, Azet ngacmon fansat me një fotografi ku shfaqet me Dua Lipën

“I zënë”, Azet ngacmon fansat me një fotografi ku shfaqet me Dua Lipën

Artisti shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet, ka performuar mbrëmë (e premte) në natën e dytë të “Sunny Hill”.

Ai interpretoi disa nga hitet e tij në skenën e festivalit, të mbajtur në Gërmi, gjersa u duartrokit vazhdimisht nga turma e madhe.

Krejt në fund, krijuesi i hitit “Gotat” ka pozuar me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën.

Këngëtari duket të jetë ndjerë mirë me prezencën e Lipës, teksa në përshkrim ka shkruar: “I zënë”.

I njëjti ka vënë edhe çelsin dhe një zemër të kuqe, që zakonisht e vendosin çiftet.

“Sunny Hill” do të vazhdojë sonte me natën e tretë me yje të tjerë botëror e po ashtu edhe nga trojet shqiptare.

Dua Lipa duhet theksuar se dhuroi performancë të mahnitshme në natën e parë të “Sunny Hill”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AZET (@kmn_azet)

LEXO EDHE:

Back to top button