“Ideja se udhëheqësit kosovarë duhet të ofrojnë garanci për Thaçin dhe të tjerët është e dëmshme”

Besnik Berisha, avokat, e ka konsideruar të dëmshme idenë që udhëheqësit shtetëror të kërkojnë nga Dhomat e Specializuara lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK’së, të cilët po gjykohen për krime lufte në Hagë.

Berisha këtë vlerësim e ka dhënë në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, derisa ka thënë se zhvillimet e fundit në vend nuk iu bëjnë nder të dyshuarve.

“Zhvillimet e fundit e bindin edhe 70% më shumë gjykatën që t’i mbajnë ata [të gykuarit në Hagë] në paraburgim. Ata thonë se edhe më tutje kanë bashkëushtar, asocimi me figura vendimmarrëse nuk iu bëjnë nder atyre”, deklaroi ai.

“Dhomave të Specializuara duhet t’ua dëshmojmë që ne i trajtojmë të gjithë të barabartë para ligjit, sikurse Thaçin edhe të tjerët. Të gjithë ata që mendojnë që udhëheqësit tanë të rreshtohen karshi idesë për garanci janë gabim, ato garanci janë pa fryt dhe të dëmshme”, shtoi tutje ai.

Kohëve të fundit, ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Hisen Berisha, ka përmendur disa shtete të cilat, sipas tij, kanë shprehur vullnet për të ofruar garancë për lirim me kusht për ish-krerët të UÇK’së.

Megjithatë, asnjëra nga to nuk kanë dhënë ndonjë deklarim zyrtar lidhur me këtë çështje.

LEXO EDHE:

Back to top button