Incident në koncertin e këngëtares shqiptare, sigurimi largon fansin nga skena

Incident në koncertin e këngëtares shqiptare, sigurimi largon fansin nga skena

Ndërsa vera po afron, koncertet bëhen më intensive. Këngëtarët kalojnë disa muaj me shumë angazhime si rrjedhojë e koncerteve të shumta. Në mesin e artistëve shqiptarë më të kërkuar përfshihet dhe Kida. Kësaj të fundit i ka ndodhur një e papritur në koncertin e fundit.

Ajo ishte në skenë së bashku me këngëtarin Ledri Vula, ku teksa po fliste përpara fansave të pranishëm, një person shkon pranë saj duke e kapur nga krahu. Por siç shihet në videon që po qarkullon në rrjet, ndalohet menjëherë nga sigurimi që ndodhej pranë.

Aktualisht, këngëtarja po shijon suksesin e këngës më të fundit në bashkëpunim me Ledrin, e cila mban titullin “T’du”. Ky nuk është dueti i parë mes dyshes pasi dhe verën e kaluar sollën “Dale” bashkë me Butrint Imerin, që u bë hit.

LEXO EDHE:

Back to top button