Indi, qytet i ndërtuar mbi rrjetin kozmik

Indi, qytet i ndërtuar mbi rrjetin kozmik

Krijuar 300 vjet më parë, Jantar Mantar në Jaipur, Indi, është një kompleks i mbushur me struktura gjigante astronomie. Të rrethuara me mure dhe shkallë të çuditshme trekëndore, ato ngjasojnë me tempuj apo vende kulti. Në fakt, koleksioni 300-vjeçar i 20 strukturave të quajtura “yantra” mund të matin pozicionet e yjeve dhe planetëve, si dhe të tregojnë saktësisht kohën. Mund të duken mistike dhe të pakuptueshme, por u përdorën si zgjidhje arkitekturore për astrologët tradicionalë hindu të cilët përpilonin grafikët e lëvizjes së planetëve, si parashikonin data të favorshme, sipas besimit vendas. Studentë, shkencëtarë dhe turistë nga mbarë bota e vlerësojnë Jantar Mantar në Jaipur shumë më tepër se një monument historik. I ndodhur në zemër të një qyteti të lashtë, strukturat e tij monolitike vazhdojnë të ndihmojnë astrologët dhe fizikanët në studimet e tyre rreth kozmosit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button