Nga sot energjia elektrike me çmim më të lartë përt 7.4%

Nga sot energjia elektrike me çmim më të lartë përt 7.4%

Nga dita e sotme, energjia elektrike tarifohet me çmim më të lartë. Kostot e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël do të rriten mesatarisht për 7.4 për qind. Këtë çmim do ta paguajmë deri në fund të vitit dhe më pas do të bëhet përllogaritje e re. Nga sot ka ndryshim edhe në tarifën e lirë të natës, dhe në rrymën e lirë që qytetarët e përdorin të dielave. Ajo rritet gati për nëntë për qind. Kjo është rritja e dytë e çmimeve këtë vit. Rregullatori prezantoi edhe modele të reja për llogaritjen e çmimit përfundimtar, bazuar në parimin se kushdo që shpenzon më shumë do të paguajë tarifa më të larta. Autoritetet sigurojnë se mbi 98 për qind e qytetarëve do të kenë rritje minimale të faturave, ndërsa konsumatorët më të mëdhenj do të kenë fatura dyfish më të larta. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button