Inspektorati konstatoi parregullsi, kovid-qendra në Tetovë mbetet e mbyllur

“Edhe pse u paralajmërua që pas pesë ditësh, spitali modular për kovid këtu në Tetovë do të hapet, dera e kësaj ambulante edhe më tej vazhdon të jetë e mbyllur, kjo, pasi që inspektorati hasi në lëshime të shumta në ndërtimin e këtij objekti, me ç’rast iu dhanë pesë ditë afat për heqjen e lëshimeve megjithatë, edhe pas shtatë ditësh ky spital vazhdon të jetë jashtë funksionit”.

Në Spitalin Klinik në Tetovë arsyetohen se kompania nuk ka ardhur t`i përmirësoj defektet, ndërsa kërkojnë padi ndaj ndërtuesve.

Para pesë minutash informova edhe Ministrinë e Shëndetësisë se nuk kanë ardhur të bëjnë sanimin e disa mangësive të cilat janë paraparë edhe në proces verbalin e pranim dorëzimit. Padi duhet të bëj Ministria sepse ata janë kontraktues të firmës e cila ka bë ndërtimin e objektit. Për momentin e kemi fazën e tenderimit të furnizimit qendror me oksigjen, ditën e enjte mbaron dhe për dy tre ditë do të fillojmë sepse edhe ministria e ka futur në prioritet këtë objekt pasiqë Tetova është shpallur si qendër rajonale për kovid”, tha Artan Etemi drejtor ekonomik i Spitalit klinik të Tetovës.

Përgjegjësi për Kovid qendrën në Tetovë Gzim Nuredini thotë se në momentet kur ishte më se i nevojshëm kur numrat ishin të lartë, nuk e kishin në dispozicion spitalin modular.

Ne si klinik pasi që filloi edhe të bjer numri nuk kemi bë ndonjë presion si spital më i madh, por shoh që ka disa pengesa administrative të vogla që ende nuk janë shmangur”, theksoi Gëzim Nuredini, përgjegjës për kovid Qendrën në Tetovë.

Pos spitalit modular, në Tetovë vonesa u shënuan edhe me fillimin e vaksinimit të popullatës.

 

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button