Investitorët e kriptomonedhave në panik: Jam gati të …

Investitorët e kriptomonedhave në panik: Jam gati të ...

Investitorët e kriptove janë në panik në këto momente pasi bitcoin ka kapur çmimin më të ulët në më shumë se një vit.

“Viktimat” që preken nga kjo ulje e cila vjen në mes të një shkatërrimi të tregut të aksioneve variojnë nga kriptotitanët miliarderë që drejtojnë tregje kryesore si Coinbase dhe Binance deri te investitorët e vegjël me pakicë që kanë derdhur kursimet e tyre të jetës në kriptovaluta. Në rrjetet sociale dhe forumet e kriptomonedhave, investitorët e vegjël janë në hall të madh pasi mund të humbasin edhe shtëpitë e tyre për shkak të kësaj që po ndodh:

“Kam humbur mbi 450 mijë dollarë, nuk mund të paguaj bankën. Do të humbas shtëpinë time së shpejti. Unë do të jem i pastrehë. Vetëvrasja është e vetmja rrugëdalje për mua. Ish-kolegja ime tentoi të vetëvritej”, tha një nga ta për NyPost.

Bitcoin ka kapur vlera tepër të ulëta pasi po tregtohej për rreth 28,300 dollarë të enjten pasdite, 20% më poshtë gjatë javës së kaluar dhe gati 60% më e ulët se niveli i tij më i lartë i të gjitha kohërave prej 69,000 dollarë në nëntor 2021.

Kriptovalutat e tjera kryesore, duke përfshirë ethereumin dhe solana, tani kanë vlera të ulëta. I gjithë tregu i kriptomonedhave tani ka një kapitalizim tregu prej 1.2 trilion dollarësh më pak se gjysma e 2.9 trilion dollarëve që vlente në nëntor, sipas të dhënave të CoinMarketCap. Garrick Hileman shefi i kërkimit në Blockchain.com thotë:

Në kripto, të fortët mbijetojnë dhe të dobëtit e pësojnë.

Rënia e kriptove vjen pasi Rezerva Federale rriti normat e interesit në një përpjekje për të frenuar inflacionin. Chris Kline i Bitcoin IRA thotë:

“Rënia e Bitcoin ka të ngjarë të trembë disa nga investitorët me pakicë që derdhën para në kripto gjatë rritjes së saj të nxitur nga stimuli, ndërkohë që potencialisht do t’i joshë ata që shpresojnë të blejnë tani që ka rënie”.

LEXO EDHE:

Back to top button