Itali, 208 viktima dhe 29.907 raste të reja me Covid-19

Sh;non rënie numri i infeksioneve me koronavirus  në Itali, krahasuar me një ditë më parë, respektivisht sot  janë regjistruar 29 907 raste të reja, për dallim nga dje kur u regjistruan 31 758 raste pozitive. Por, sipas buletinit të Ministrisë italiane të Shëndetësisë janë realizuar 30 000 tamponë më pak (183 457 krahasuar me 215 886 dje), rritja e viktimave është 208 në 24 orë, gjithashtu në rënie, pasi dje ishin 297.

”Pacientët e kujdesit intensiv u rritën me 96 njësi në 24 orë”, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve në kujdesin intensiv në 1 939.

Të gjitha shifrat janë, në thelb, të qëndrueshme krahasuar me dje.

Italia aktualisht ka 378,129 raste aktive me koronavirusin e ri. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 709,335 raste, prej të cilëve 38,826 kanë përfunduar me fatalitet.

LEXO EDHE:

Back to top button