Ivanovski: Menaxhimi jo i mirë me mbeturinat, ndikon në ndotjen e ajrit

Ngrohja e amvisërive me lëndë jo përkatëse dhe menaxhimi i dobët me mbeturina është një ndër faktorët që ndikon në rritjen e ndotjes së ajrit. Kështu u shpreh në “Programi 200’, Filip Ivanovski nga Pakomak.

Për fat të keq shumë amvisëri tona ngrohen me mjete joadekuate, ne para disa ditëve kishim një analizë dhe u konstatua se vetëm 8 për qind e popullatës në Maqedoni kanë ngrohje qendrore, në Shkup 20 për qind, që njëherit është qyteti më i madh me ngrohej qendrore, të lidhur me ngrohjen qendrore kemi vetëm 20 për qind. Këto të tjerët ngrohen me dru ose me mazut, me qymyr ose që është edhe më e keqja me mbeturina siç janë plastika e vjetër, goma dhe e gjithë kjo në rast se ne do të menaxhonim më mirë me mbeturinat, atëherë do tu jepnim më pak shanse këtyre personave që përdorin këto mbeturina për ngrohje”, tha Ivanovski, që sipas tij menaxhimi më i mirë iu mbeturinave do të ndikonte në uljen e ndotjes së ajrit.

LEXO EDHE:

Back to top button